imagePoetët janë si pëllumbat e bardhë, me poezinë fluturojnë hapësirës së qiellit By Xhemil Bytyci
Nga Xhevahir Cirongu
Poetët janë si ai kali i egër të cilët vrapojnë në pyje e gërxhe e s’dinë të ndalen edhe kur gjenden para befasive të kësaj jete, sa të bukur por edhe të misterdhme.Vërtet çudi, sa kjo shkon deri aty në kufijtë e pambarimshëm e rrëfen pjezëza jete nga kjo jetë! Udhëtimi është i vështirë, saqë shkon deri në përjetësi, – thotë poeti Xhemil Bytyçi. Për të ecur deri në petalet e luleve të fjalës së lirisë e të mendimit, kërkohet shumë sakrificë, përkushtim, guxim e fisnikëri. Poeti Xhemil e ndjen deri në asht të trupit të tij këtë ‘’egërsi kuajsh’’ të jetës, prandaj ai ulet në tapetin e bardhë të poezisë e shkruan fjalën burimore të shpirtit; si rrjedhojë e kësaj ai gjen veten e merr penën i cili shkruan poezinë me një përkushtim të zjarrt që lartësohet deri në qiell e loz kuvendshëm me yjet atje plot gëzim. Poeti me poezitë e vargun e shkrirë në një planet të vetëm, na jep mesazhe të forta filozofike, edukative, shoqërore për gjithë brezat e lexuesve, të cilët e duan dhe e lexojnë ëmbël botën e vargut poetik, sepse aty shpaloset ndjenja e brendshme shpirtërore jo vetëm e poetit por edhe e atyre që lexojnë poezinë.Libri ka një titull simbolik ‘ ’Psherëtimat e Zjarreve’’ , ku metafora e shprehur na mban ndezur deri në fund për ti shkuar librit deri atje në stacionin e lexushmërisë me të njëjtin dinamikë: ‘’Më lexo e vlerëso miku im i poezisë , sepse ’’ PSHERËTIMAT E ZJARRVE’’ të shpirtit tonë njerëzor qëndrojnë të ngrohta e flakadojnë deri në përjetësi.

Këtë përkushtim të poetit e gjejmë të shpalosur te poezia me të njëjtin titul ku ai shpreh portat e jetës si një spirale që s’di të ndalet kurrë. Më konkretisht:
‘’ Më duket një qenie – lule dielli
sikur erdhi drita hyjnore;
o Zot,
ç’më mbushe me gëzim!’’….
Metaforat e krahasimet vijnë natyrshëm jo vetëm tek kjo poezi, por ato shpalosen si një fushë e gjelbër ku rrten lule dielli, arrijnë kupën e qiellit shprtëror njerëzor, i lutet ZOTIT, dhe unifikon gjithë poezitë e librit (64) me fjalën dritëdielli me emrin Gëzim! Si rrjedhojë i kësaj, vetë poezia e këtij autori të fton në limanin e tij që ta lexosh me endje e dashur deri në fun librin. Tek ky vëllim i poetit Xhemil Bytyçi, poezia shpërthen si rrufetë nga qielli e debërton natyrshëm mes reve shprtërore, si rezultat i gjetjeve të bukura të shprehijeve përgjatë leximit zbulon te vargjet atë ‘’shi’’ lulesh të jetës sonë!
Poeti Xhemil,di ta thotë me fines e guxim edhe dëshpërimin e kësaj jete.Dhe ai këtë e shpreh nëpërmjet poezive ‘’Shpresat e pritje’’,’’Dikur Kosovë’’,’’Loti i ndarë’, ‘’Erë gjaku’’, ‘’Shtërngatat e shekullit tim’’ etj. Kjo gjendje shpirtërore e poetit është e lidhur ngusht me shiprtin e vendlindjes Kosovë e të kombit tonë.

Duke vëzhguar me kujdes gjithësinë e poezive të këtij vëllimi poetik të poetit Xhemil Bytyçi ‘‘Pshertëtimat e zjarreve’’, vërejmë se ato janë të shtrira në tre plane, ku secila ka bosht shtarin e vet në brendësinë e këtij libri për nga mesazhet që përcjell te lexuesi. Kjo panpramë e larmishme të poezive ka si rrënjë atë mesazh kuptimplot:Lirinë e fjalës e Lirinë e jetës të fituar me aq shumë sakrifica e gjak dëshmorësh. Pra, janë këto LIRI që gëzojmë sot që rrënjët e tyre thithin gjakun e të rënëve nga ku çelin gonxhet e trandafilave të jetës sonë.Nëpër vargjet e poezive figurat letrare lëvizin natyrshëm,poeti ka ditur të gjurmojë metafora të spikatura me ngjyra të ndezura gjhësore e letrare, pra kjo e bën poezinë të lexueshme, të dashur kur e lexon, të mbush me oksigjen, e si rrjedhojë e këtyre lexuesin nuk e lodh, por e fton të vallzojë bashkë me poezinë e ta mbushi shpirtin me psherëtimat e zjarreve nga ku ka marrë edhe titullin libri i këtij autori.

Tani po japim atë përshpjellim të aspektit plenar të bërthamës së këtij libri:
1.Epilogu i vargut atdhetar …,
Në këtë planvështrimi poezia e këtij autori është prekëse, e ndjeshme, dhimbje e thirrëse deri nga thellësa e shekujve për te ditët e sotme. Poezia është e gatuar me plisin e dheut, po ta shtrydhësh baltën e kësaj toke kullon gjak.Emri ATDHE, është i pazvëndësueshëm me asnjë tjetër emër në këtë botë!
Dhimbja e poetit shkon deri aty sa bëhet një me dheun e vendlindjes.Këtu, merrin fillesat e tyre edhe poezitë e poetëve, por edhe të poetit kosovar Xhemil Bytyçi.

Duke lexuar vargjet e poezive me temë atdhetare, loti i dhimbjes të djeg si prush zjarri, e zemra rreh fort për dashurinë e atdheut. Te poezia ‘’Fjalë me valë deti’’ poeti ka ditur të vendosi kodet e poezisë aty mbi atë plagdhimbjesh të tokës arbërore nëpër shekuj.Pra,,pa këto kode të mirfillta letrare nuk do të kishte e nuk do të ketë kurrë poezi.

E kam theksuar edhe herët e tjera , e prap e them me vendosmëri se ‘’Poezia është këngë që këndohet e lexohet në çdo kohë’’.Dhe poeti Xhemil Bytyçi e ka treguar tashmë veten e tij se me gjetjen e këtyreve kode letrare, dhe vendosjen në vendin e duhur artistikisht, i ka thënë ‘’po’’ vlerave artistike letrare edhe në këtë vëllim me poezi.Sa për ilustrim, por edhe për ti thënë lexuesit lexo poezinë e autorit Xhemil Bytyçi po japim këtë strofë nga kjo poezi.
.

.,
do ta vendos shqip një gur,
që nesër të mbijë
në shkëmb një kështjellë si mur .
Në thellësi të detit në atë gur
të valojë,
të valojë shqiponja në flamur’’.
Poetët kanë shumë plagë të pa shëruara në trupi tyre,sepse ato plagë të ndjeshme janë lartësuarë në çdo degë të pemës së atdhut, e çelin gonxhe të dashurisë për jetën, sa edhe loti mbush një det me shpresjete!… Te poezia ‘’Rat nga Gremi’’, poeti ashtu me atë varg jo të zhurmshëm na sjell tingullin e lirisë e të jetës në tokën arbërore. Shumë pyetje bën poeti të cilat duan përgjigje.

Dhe ai na i tregon me vargun aq domethënës e kuptimplot kur na shfaq si në ekranin e tij krijues, i cili e shpreh me këto vargje:
‘’ S’dihet nesër
Çfarë dite mund të lind?
Kujtimet dashuria këta zogj.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *